Faton Hajrizi u vra dje jo larg Loznicës të Serbisë, kur gjatë arrestimit u ka bërë rezistencë policëve serbë. Kështu tha ministri serb i policisë, Ivica Daçiq.

Një ditë më parë, Hajrizi qëlloi anëtarin e MPB-së serbe, Nikolla Krsmanoviq dhe kolegun e tij Vjekoslav Iliq gjatë kontrollit të rregullt të automjetit afër kufirit serbo-boshnjak.

Për Faton Hajrizin vrasja e policit serb ishte e dytë që e kreu brenda 24 vjetësh, shkruan Ballkani.info.

Kur ai ishte vetëm 15 vjeç vrau ushtarin rus të KFOR-it, Igor Nikolayevich Korshunov.

Korshunov ka lindur në vitin 1968 në qytetin e Tejkovës në rajonin e Ivanovës. Ai hyri në ushtrinë ruse si ushtar me kontratë dhe ishte anëtar i elitës së Forcave Ajrore – parashutistë.

Si pjesë e atij njësie erdhi në Kosovë. Fatoni e qëlloi ushtarin rus më 29 shkurt të vitit 2000 në Skenderaj, derisa Korshunov e priste komandantin e tij para selisë së KFOR-it francez.

Korshunov vdiq më 3 mars nga plagët e marra në një spital ushtarak francez afër Mitrovicës dhe u varros në vendlindjen e tij.

Në vitin 2015, një pllakë përkujtimore u zbulua në shkollën në vendlindjen e tij dhe në ceremoni morën pjesë veteranët rusë.

Fatoni u dënua me gjashtë vjet burg për vrasjen e lartpërmendur, por ai u arratis rregullisht nga qelia – deri në nëntë herë. /Ballkani.info/