Ky është specialsi i RENEA-s që drejtonte grupin e kokainës në Tiranë!

Personi që shikoni në foto është Rael Luli, efektivi 27 vjeçar i Forcave Speciale RENEA dyshohet se qëndronte në krye të grupit që shpërndante kokainë në disa zona të Tiranës. AI u arrestua dje bashkë me 4 persona të tjerë, pas një operacioni të nisur nga SHÇA, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit dhe Policinë.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, SHÇBA njoftoi se kishte shoqëruar në kushtet e flagrancës 5 persona, mes tyre dhe efektivi i RENEAS, ndërsa operacioni po vijonte dhe në përfundim të tij do të ketë deklaratë të plotë.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qyteti i Nxenesve, në Tiranë. Nga Policia, janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale”, njoftonte SHÇBA, bashkë me inicialet e të arrestuarëve:

– Rael Luli, 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;

– J.L., 30 vjeç;

– G.H., 26 vjeç;

– G.S., 27 vjeç;

– E.S., 26 vjeç.