Ky është shteti, kjo është Amerika: 150 milionë vaksinime për 75 ditë të Biden në pushtet

Presidenti i SHBA’së, Joe Biden, është shprehur krenar për dhënien e 150 milionë vaksinave anti-Covid për 75 ditë nën Administratën e tij.

Biden, përmes një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se synimi i Administratës së tij është dhënia e 200 milionë dozave të vaksinimit për 100 ditë qeverisje.

“Jam krenar që dje, dhamë mbi 150 milionë doza të vaksinës në vetëm 75 ditë të administratës sime – synojmë të arrijmë qëllimin tonë, të jepen 200 milionë vaksina deri në ditën time të 100-të në detyrë”, shkruan Biden.

Ndërkaq, në Kosovë kanë arritur të sigurohen vetëm 24 mijë doza nga programi COVAX, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.