Ky është shteti i parë që shpalli fundin e pandemisë së koronavirusit, atje jetojnë shumë kosovar

Sllovenia është shteti i parë në Europë që shpalli fundin e epidemisë së koronavirusit të ri SARS-CoV-2, Në Slloveni përhapja e koronavirusit u shpall si epidemi me 12 mars.

Qeveria e Sllovenisë në një seancë virtuale të së enjtes shpalli fundin e epidemisë së Covid-19 në venidn e tyre shkruan agjencia e lajmeve Hina.

Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike i Sllovenisë ka vlerësuar se të gjitha indikacionit tregojnë se ka arritur deri tek rënia e përhapjes së koronavirusit, përkatësisht se në 14 ditët e fundit janë regjistruar gjithsej 35 raste të reja të infektimit.

Rasti i konfirmuar në Slloveni ishte regjistruar me 4 mars. Deri me 13 maj ishin konfirmuar 1464 raste të infektimit, e nga Covid-19 kanë vdekur 103 njerëz.