Ky është shteti i parë në Evropë me mbi 1 mijë të infektuar, që shpall fundin e koronavirusit

Qeveria e Sllovenisë ka shpallur zyrtarisht fundin e pandemisë COVID-19, duke u bërë vendi i parë evropian që e bëri këtë,

Ky vendim u mor pasi autoritetet konfirmuan më pak se shtatë raste të reja secilën ditë për dy javët e fundit, raporton Reuters.

Njerëzit që vijnë tani në Slloveni nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian nuk do të jenë më të detyruar të hyjnë në një karantinë për të paktën shtatë ditë siç ishte rasti nga fillimi i prillit, tha qeveria në një deklaratë.

Vendi me 2 milionë njerëz, i cili kufizohet me Italinë, Austrinë, Hungarinë dhe Kroacinë, deri më tani ka raportuar 1 mijë e 464 raste koronavirus dhe 103 vdekje.

Ajo shpalli një epidemi në 12 mars.

“Sllovenia ka zbutur epideminë gjatë dy muajve të fundit … sot Sllovenia ka pamjen më të mirë epidemiologjike në Evropë,” i tha Kryeministri Janez Jansa para parlamentit të enjten.

Fundi i epidemisë do të thotë që disa masa, përfshirë ndihmën financiare për qytetarët dhe firmat e goditura nga koronavirusi, do të skadojnë në fund të majit