Ky është reagimi i Driton Kukës, pasi u shpall trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos

Driton Kuka e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos.

Në ceremoninë që u mbajt sot, Federata Ndërkombëtare e Xhudos e shpalli Kukën si trajnerin më të mirë të vitit.

Pasi e fitoi këtë çmim, ka ardhur edhe reagimi i Kukës në profilin e tij në Facebook.

“IJF na nominoj! Dhe sonte edhe zyrtarisht fituam titujt e më të mirëve në Botë për 2021! U votuam nga mbarë Bota por …Populli Shqiptar ishte me ne më shumë se krejt!Sa shumë jam sonte i gëzuar jo për veten time ose nxanësen time por për çdo Shqiptar që ishte me ne këto ditë.Sonte do doja të falenderoj me qindra njerëz për ardhjen tonë në këto nivele.Sylen që më mori si fmi nga rruga e më dërgoj në tatamit e judos,gjenerata të tëra të xhudos që spatën rastin të dëshmohen!Majlindes,Disit e Nores që arritën kulmin!Agronit e Fatosit që çdo ditë me orë të têra flasim për të ecur tutje!Ekipit tonë që frymon si familje tash e shumë dekada.Të gjithë komunitetit sportiv,mediave që edhe në zhgënjimet në arena sportive ishin me ne!Dhe në fund …O sa mirë me qenë Shqiptar …”, shkroi Kuka.

Kuka ndihmoi Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për t’u shpallur kampione olimpike.

Përveç Lojërave Olimpike, Kuka ndihmoi xhudistët kosovarë të korrin suksese të mëdha në Kampionatin Botëror, e Evropina, si dhe në GrandSlamet e ndryshëm që u mbajtën këtë vit.