Ky është Putini: Dashnoret me vila, populli në mjerim

Një banore e Shën Petersburgut, Svetlana Krivonogikh, u bë e famshme pasi një gazetare nga “Projekt Media” në botimin e saj tregoi se si u pasurua pas një takimi që kishte me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Në vitin 2003, Krivonogikh lindi një vajzë. Nga pamja e jashtme, Elizaveta Vladimirovna është shumë e ngjashme me Vladimir Putin, raporton shtypi rus.

Nëna e vajzës 17-vjeçare – Svetlana Krivonogikh – është aksionare në një bankë të sanksionuar nga Perëndimi për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me presidentin rus.

Vajza në qendër të pretendimeve tronditëse lindi në vitin 2003, gjatë mandatit të parë të Putinit si udhëheqës i Kremlinit dhe ndërsa ai ishte ende i martuar.

Uebfaqja e lajmeve e opozitës, e cila shpërtheu historinë, pretendonte se regjistrat e fluturimeve sugjerojnë që Krivonogikh shpesh e shoqëronte Putinin në aeroplanë në fund të viteve 1990, përfshirë edhe në periudhën kur ai drejtoi shërbimin e frikshëm të kundërzbulimit të FSB-së.
Një ish-pastruese, atëherë studente në Universitetin e Ekonomisë dhe Financave, pas vitit 2000, u bë pronare e aksioneve në bankën ruse “Rossiya”, e cila drejtohet nga miku i Putinit, oligarku Yuri Kovalchuk. Po ashtu Krivonogikh zotëron edhe një numër të madh patundshmëri, në vlera milionë dollarshe.

Svetlana Krivonogikh zotëron 75 për qind të vendpushimit të skive “Igora” dhe të njëjtën pjesë në hapësirën e shfaqjes së “Qendrës Leningrad në Kopshtin Tavrichesky”.

Asetet e biznesit të familjes Krivonogikh vlerësohen në rreth 100 milionë dollarë. Sipas vlerësimeve të ekspertëve të patundshmërive familja Krivonogikh tani mund të ketë pasuri të patundshme në Shën Petersburg, Moskë dhe Soçi për gati 1.1 miliard rubla. Krivonogikh ka një jaht 37 metra i quajtur “Aldoga”.

Sekretari i shtypit i Putinit, Dmitry Peskov, i quajti raportimet e mediave “jo bindës” dhe joserioz.

Kampionia botërore në gjimnastikën ritmike Alina Kabaeva konsiderohet një person i afërt me Vladimir Putin. Në vitin 2018, ajo mori 785 milionë rubla për punën e saj në Grupin e Mediave Kombëtare. 65 milionë rubla në muaj. Ky informacion është dhënë nga “The Insider”. Një nga aksionarët e fondit është përsëri një mik i Vladimir Putinit, Yuri Kovalchuk.
Më 12 Prill 2008, gazeta “Moscow Correspondent” raportoi se presidenti rus, Vladimir Putin, do të martohej me Alina Kabaeva. Putini dhe Kabaeva nuk komentojnë për jetën e tyre personale.

Botimet e reja në lidhje me jetën e presidentit Putin dhe Hirushet e tij, kanë marrë vëmendje në të gjithë Rusinë, pavarësisht që Putin kontrollon të gjitha mediat.
Jahte, apartamente luksoze, jetë luksi me makinë super të shtrenjta. Kjo është jeta e hirusheve, që Putin iu ka dhënë pasuri marramendëse.
Putini u bë i afërt me Svetlana Krivonogikh në fund të viteve 1990, në kohën kur karriera e tij ishte në ngritje super të shpejt.

Ajo dikur kishte punuar si një pastruese dhe jetonte në një apartament komunal në Shën Petersburg.
Pasi u takua me Putinin, ajo u zhvendos në një shtëpi më elitare që mund të dëshironte një banor i Shën Petersburg.