Reperi i njohur kosovar, Feronit Shabani bashkë me truprojën e tij dyshohet që kanë sulmuar sot në studion e tij producentin Jetmir Agaj.
Burime nga policia kanë deklaruar se në sulm është përdorur edhe një armë e zjarrit nga truproja e Feros, Bujar Ibishi.

Mësohet se pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.

Sinjali mëson se Jetmir Agaj për momentin është duke u intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit, ndërsa Fero dhe Bujar Ibishi janë shpallur në kërkim nga policia.

Ballkani.info ju sjellë fotografinë e Jetmir Agajt.

Agaj është me prejardhje nga Deçani, derisa menaxhon një numër të suksesshëm të këngëtarëve kosovarë, duke nisur nga Bardhi…