Ky është polici që dyshohet ta ketë dhununuar seksualisht 16-të vjeçaren (Foto)

Ky polic i Kosovës dyshohet të ketë shtruar dhunë seksuale ndaj 16 vjeçares nga Drenasi.

Sipas portalit lokal Drenica Sot, polici Vesel Veseli është polici që u denoncua për keqpërdorim seksual ndaj të miturës.

Ja si kishte ndodhur ngjarja:

Një nxënëse nën moshën 16-vjeçare nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të.

Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar. Prokuroria është informuar për rastin nga Insajderi.

Dhunë, shfrytëzim seksual, abort i detyruar – historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor

Një javë më parë zëvendësshefi i hetimeve në Drenas, V. V. ka marrë mirënjohje nga eprorët e tij për punë të mirë si polic i Kosovës.

Por, në kohën e dhënies së kësaj mirënjohjeje, ai ka qenë duke shfrytëzuar si skllave seksi një nxënëse nga Drenasi.

50-vjeçari ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare për ta futur nën kontroll dhe për ta shfrytëzuar seksualisht një vajzë e cila sapo kishte mbushur 16 vjet.

V.V., e kishte njohur vajzën ditën që ajo kishte shkuar në stacionin
policor në Drenas për ta denoncuar një mësues të saj për marrëdhënie seksuale. Viktima ishte nën moshën 16 vjeçare.