Një rrahje mes tre personave ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren.

Klankosova.tv ka zbuluar se në rast është i përfshirë një zyrtar i ri policor emri i të cilit është Fatijan Shehu. Ky i fundit bashkë me vëllanë e tij, B.Sh. u rrahën me një person tjetër me Erduan Bajramin.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rast rrahje. Patrulla e policisë ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “5 Maji” në Prizren, aty ka takuar të dyshuarit e rastit E.B. nga njëra anë dhe nga ana tjetër vëllezërit B.Sh. dhe F.Sh, ky i fundit zyrtar policor. Të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin”, tha Bytyqi.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit, Prokurori i Shtetit si dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët kanë ardhur në stacion dhe e kanë trajtuar rastin.