Një vetëaksdient trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma në fshatin Bajçinë të Podujevës.

Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një 19 vjeçar, me inicialet J.G., nga fshati Dobërdol i Podujevës.

I lënduar mbeti edhe një personi tjetër, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e të aksidentuarit të dytë e ka konfirmuar Policia e Kosovës

Ballkani.info mëson se i riu i cili ndërroj jetë sot në QKUK është Çlirim Gashi nga Podujeva.