Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ku një 73-vjeçar ka ndërruar jetë.

Sinjali ka mësuar se personi që humbi jetën është Rexhep Morina, 73 vjeçar.

Rasti është raportuar më 4 shtator, rreth orës 19:40, pasi autoritetet janë njoftuar për një person pa shenja jete në zonën e Stacionit të Autobusëve, në rrugën “Agim Ramadani”.