Ky është personi që mbeti i vrarë sot në Novosellë të Pejës nga kushëriri i tij FOTO

Një person është vrarë pasditen e sotme në fshatin Novosellë të Pejës.

Mësohet se viktima dhe dorasi ishin familjarë mes vete, më konkretisht djem të axhës.

Viktima është Bashkim Brahimaj kurse i dyshuari Faton Brahimaj.

Siç mësohet, vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësore.

Bashkimi ka qenë njeri nga ushtaret më të zotë që i ka pas UÇK-ja. Ai ishte aktive në Brigadën e Rugovës.