Sot rreth orës 13:50 në rrugën Skenderaj – Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një 66-vjeçar ka mbetur i vdekur..

Rastin e ka konfirmuar zyrtarja për informim, Fexhrije Pllana, e cila bëri të ditur se për shkak të këtij aksidenti, përveç viktimës një tjetër person ka mbetur I lënduar.

“Ne segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovice, ne fshatin Lushte, sot rreth ores 13: 50 eshte raportuar per nje aksident trafiku, ku si pasoj e lendimeve nje person D.O., 66 vjeçar ka humbur jeten dhe nje tjeter ka pesuar lendime dhe eshte duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal  Mitrovice Jugu”, u shpreh aj.

Ndërkaq, sipas Jepi Zë, viktima nga ky aksident është Deli Deda.