Ky është personi që dyshohet se bëri vetëvrasje në Komoran FOTO

Një qytetar i Komoranit dyshohet se e ka privuar vetën nga jeta.

Ballkani.info mëson se ai ka qëlluar me armë zjarri në trupin e tij, për të përfunduar në vetëvrasje.

Burime të sigurta të Ballkani.info mësojnë se viktima është XH.H nga Komorani, i moshës 70 vjecare,  derisa portali jonë ka siguruar edhe një fotografi të viktimës.

Ndërkohë Policia e Kosovës e ka cilësuar ngjarjën si vdekje e dyshimtë:

Borovci ka thënë se “në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë”.

Ndërkohë,  nga disa burime mësohet se i moshuari ka bërë vetëvrasje duke përdorur një armë zjarri.

“Rreth orës 19:45 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në  “Lagjen e Re” në Komoran .

Me të marrë informatën policia ka dalë  në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit.

Trupi i pajete është i një mashkulli rreth 70 vjeç”, tha Borovci.