Ky është personi i dyshuar për tentim vrasjen në Ferizaj, u kap pas katër ditësh në arrati

Në media mbrëmë u raportua për arrestimin e personit të dyshuar për tentim vrasjen që ndodhi më 4 qershor në Ferizaj, i cili ra në duart e drejtësisë pas katër ditësh në arrati.

Burimet e Sinjali bëjnë të ditur se personi i dyshuari është Yll Rexhepi, 31-vjeçar.

Burimet kanë bërë të ditur se Rexhepi ka dorëzuar në Polici edhe thikën me të cilën dyshohet se theri viktimën.

Sipas burimeve, pas intervistimit të të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

I dyshuari theri me thikë një 35-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rëndë trupore, për çka u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.