Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më shumë se 30,000 njerëz kanë vdekur nga ndotja e ajrit, kjo duke u bazuar në një raport të fundit, këtë të martë.

Përdersia Shtetet e Amerikës nuk janë duke arritur të stabilizojnë ndotjen e ajrit dhe vdekjet që shkaktohen nga ky fenomen, mesa duket shpresat tek ne janë të vdekura.

Hulumtuesit kanë analizuar kualitetin e ajrit që ngta viti 1999. Studimi i tyre krahasoi të dhënat e cilësisë së ajrit me informacionin publik të vdekjeve, duke kërkuar kështu lidhje në mes ndotjes së ajrit dhe sëmundjeve kardio dhe të frymëmarrjes, ku mendohet që shkaktohen ose përkeqësohen nga ajri i dendur, raporton “CNN”.

Dhe sipas tyre kjo lidhje ka egzistuar dhe vazhdon të egzistoj dhe sipas studiuesve nëse vazhdohet me këtë jo stabilitet do të humbim me mijëra njerëz jo vetëm në Amerikë por edhe në të gjitha venet e botës.
Përderisa studiuesit ishin të sigurt për lidhjen midis ndotjes së ajrit dhe vdekjeve, ata besuan se këto vdekje janë më të mëdha në zonat dhe vendet me të ardhura më të ulëta, konkretisht në vendet më të varfra.

loading…