Nga 35 mijë votues të regjistruar nga diaspora për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit, në fund, numri total i votave të vlefshme është mbi 13 mijë (pa llogaritur votat nga Serbia).
Siç duhet përkundër entuziazmit, ka dallim të madh mes numrit të votuesve të regjistruar dhe atyre që realizuan të drejtën për të votuar.
Më së shumti pësoi diaspora në Gjermani, Zvicer, Austri dhe SHBA. Ndersa, 90% te votave nga Kazakistani kanë arritur me kohë në KQZ dhe janë pranuar si te vlefshme, shkruan Ballkani.info.
Nga 11 mijë e 449 votues të regjistruar në Gjermani, vota të vlefshme janë pranuar vetëm 5892 vota, kurse nga 9842 votues të regjistruar në Zvicër vetëm 3944 vota janë pranuar si të vlefshme, tregon analisti Blerim Vela.
Votat për të cilat ka shpresuar koalicioni Nisma-AKR që të kalojë pragun, ato nga Kazakistani ku një numër i madh i kosovarëve punojnë në kompanitë e Behgjet Pacollit, janë shumë pak. Votues të regjistruar ishin 249, kurse vota të vlefshme 224.
Nga numërimi i mbi 3500 votave nga diaspora, Lëizja Vetëvendosje prinë më mbi 1500 e pasuar nga LDK-ja me mbi 700, pastaj vijnë PDK, AAK dhe në fund Nisma-AKR me rreth 240 vota. /Ballkani.info/








