Ky është nipi i Jakup Krasniqit që u rrah me sekretarin e MTI-së, të dy ishin bashkë në vizitë në SHBA më herët FOTO

Djali i vëllaut të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi dyshohet e ka sulmuar fizikisht sekretarin e Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë, Burim Rrecin mëson.

Rrahja ka ndodhur para pak minutash, derisa momentalisht në vend të ngjarjes janë policia.

“Sot rreth ores 14:00 kemi pranuar nje informate per nje perleshje fizike ne MTI, ku nje person ka pesuar lendime trupore. Njesitet e nevojshme policore i jane ne vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Raportohet se deri te sulmi kishte ardhur pasi që Krasniqi kishte kërkuar nënshkrimin e pagesave të udhëtimeve që i ka bërë jashtë vendit, por, që një gjë të tillë nuk ia kishte dorëzuar sekreëtari Rreci.

Ndryshe, Arian Krasniqi është djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ish- kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA’s.

Krasniqi ishte punësuar si këshilltar politik i ministrit në detyrë, Endrit Shala, i cili akoma po mban pozitën.

loading…