Ky është moti për nesër, mësoni se a do të bjerë borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.