Ky është ministri i VV-së që mban fotografinë e Thaçit në ballë të zyrës së tij FOTO

Punën e parë që e bëri me të mbërritur në zyre ishte heqja e fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi. U tha se kryeparlamentarja Vjosa Osmani me këtë gjest shkeli ligjin. Mirëpo, zonja Osmani vazhdon të këmbëngulë se nuk e ka shkelur ligjin!

Ky veprim i Osmanit u kundërshtuar ashpër, pasi që u tha se ajo duhet të jetë shembull e respektimit të ligjit e jo shkelëse e tij. Për këtë gjest, Grupi Parlamentar i PDK-së është duke e bojkotuat Vjosa Osmanin, shkuan Ballkani.info.

E shembullin e zonjës Osmani e ka ndjekur edhe ministri i VV-së, Besnik Bislimi. Ministri i Financave dhe Transfereve e ka larguar nga ballina e zyrës së tij, fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi.

Hera e fundit që foto e presidentit ka qenë e vendosur në zyrën e Bislimit, ishte data 4. Me datën 6 ajo është larguar nga aty, duke u zëvendësuar me një orë muri.

Megjithatë, duket se ekziston një ministër i Vetëvendosjes që e respekton ligjin dhe i jep shembull edhe Vjosa Osmanit. Bëhet fjalë për ministrin e Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, shkruan Ballkani.info.

Reka, në respektim të ligjit, e mban foton e presidentit në ballë të kabinetit të tij.  /Ballkani.info/