Kryetarja e Shoqatës së Mamive të Kosovës, Magbule Elezi, iu ka uruar ‘Vitin Botëror për Infermieri dhe Mami’ të gjitha mamive dhe infermierëve të vendit.

Përmes një video-mesazhi, Elezi ka thënë se roli i mamive dhe infermierëve është i pazëvendësueshëm, përcjell Portali.info.

Përkundër rasteve të dhimbshme, ajo ka thënë se janë mamitë dhe infermierët ata që japin lajmet e mira kur shpëtojnë jetë. /PORTALI.info