Mashtrimi i konsumatorëve nëpër market të ndryshme me luhatje të çmimeve nuk është më e pazakont në Kosovë. ETC-ja është njëra prej qendrave ku haset një gjë e tillë shumëherë.

Nëpër rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi nga një blerës ku ka treguar se është mashtruar nga kjo kompani për shkak se çmimi kishe qenë ndryshe në raft nga ai kur është bërë pagesa tek arka, shkruan Ballkani.info.

Fotoja në vijim e tregon qartë mashtrimin që u është bërë këtij konusmatori, ku ka lajmëruar që të mos blejnë këtë produkt në ETC.

“Kujdes per te gjithe ata qe blejne kete produkt per veture (uje per xhama per dimer) ne ETC, cmimi eshte tjeter i reklamuar dhe tjeter tek arka”, ankohet një konsumator.