Marketet dhe bizneset që operojnë në Kosovë, kanë vazhduar tentativat e tyre që në mënyra të ndryshme të mashtrojnë konsumatorët rreth prejardhjes së produkteve.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, javë më parë kishte marrë vendim që të gjitha marketet, të vendosin flamuj të shteteve ku janë prodhuar produktet që ekspozohen për shitje, raporton Ballkani.info.
Si pasojë e mos zbatimit të këtij udhëzimi nga MTI, Inspektorati i Tregut nga kjo ministry kishte shqiptuar gjoba në disa biznese në Kosovë.
Një lexues i Ballkani.info, ka dërguar disa fotografi ku shihet majonezi ‘Perfetto’, i ekspozuar në raftet e marketit INTEREX,me flamurin turk.
Marketi INTEREX gjendet në afërsi të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.
Në paketimin e majonezit, thuhet se produkti është prodhuar për ‘IRIS GROUP’ në Serbi, transmeton Ballkani.info.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që marketet provojnë mënyra të ndryshme për të mashtruar konsumatorët.
Rasti i fundit i raportuar nga Ballkani.info, kishte përfunduar me shqiptim të dënimit nga Inspektorati i Tregut në një market në Prishtinë. /Ballkani.info









