Leo Messi

Ky është lojtari që ka shënuar më së shumti gola nga gjuajtja e lirë në pesë vitet e fundit

Të gjithë i pëlqejnë golat nga gjuajtjet e lira, dhe shumë pak dinë t’i realizojnë ato, kurse Leo Messi është mbreti i padiskutueshëm i goditjeve të dënimit.

Argjentinasi është lojtari që ka shënuar më shumë në pesë vitet e fundit nga goditjet standarde, gjithsej 19 realizime.

Pas tij, me shtatë gola më pak, renditen Miralem Pjanic dhe Hakan Calhanoglu. Pas tyre vijnë, Dybala, Ronaldo, James Rodriguez, Neymar dhe Pirlo, të gjitha me nga gjashtë realizime.

Ish-mesfushori i Inter, Milan dhe Juventus vazhdon të jetë pjesë e këtij grupi specialistësh, pavarësisht tërheqjes nga futbolli. /TeleSport/