Ky është kuptimi i veçantë i emrit të djalit të Erion Veliajt

Tre ditë më parë, kryebashkiaku i qytetit të Tiranës, Erion Veliaj, u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Ajola solli në jetë një djalë, të cilin çifti vendosën ta pagëzonin me emrin e veçantë Kajan.

Vetë Veliaj e zbuloi ditën e djeshme emrin e vogëlushit, duke publikuar edhe një kolazh me foto në rrjetet sociale.

“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshëm tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”- shkroi kryebashkiaku.

Mirëpo, me siguri nuk e dinit kuptimin e këtij emri të padëgjuar më parë. Sipas revistës ‘Class’, Kajan veçse shqiptar, është një emër universal. Astrologjia indiane tregon se ky emër përfaqëson siguri, pavarësi, të ardhme, karrierë, sukses, famë, humanizëm dhe orientim drejt karrierës.

Gjithashtu, sipas kësaj astrologjie, personat me këtë emër janë të prirur të jenë bujarë, të gatshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe kanë një shpirt të lartë vetëmohimi dhe sakrifice.
Sipas astrologjisë, personat me emrin Kajan janë kurajozë, guximtarë dhe të fiksuar pas perfeksionit.