Ky është i theruri më thikë nga djali i nënkryetarit të Klinës (FOTO)

I theruri me thikë nga djali i nënkryetarit të Klinës është Nderim Hajzer Racaj, nxënës i shkollës së mesme.

Ballkani.info ka raportuar më herët se Adrian Hoti, djali i Besim Hotit, nënkryetar i Komunës së Klinës, sot ka therur në fshatin Jashanicë një bashkëmoshatar të tij.

Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Jashanicë të Klinës.

Nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti, e ka konfirmuar për Ballkani.info përfshirjen e djalit të tij në këtë rast.


Besim Hoti dhe djali i tij, Adriani

“Sapo më kanë njoftuar familja që djali im ka pasur një mosmarrëveshje me shokun e tij. Jam shumë i shqetësuar dhe ende nuk i di detajet. Kanë qenë shokë mes vete”, ka thënë nënkryetari Hoti. /Ballkani.info/


Nderim Hajzer Racaj