Ky është i riu shqiptar që u vra në Gjermani (EMRI+FOTO)

Keidi Pasha është 19-vjeçari shqiptar nga Mati i cili u vra sot në Volfsburg të Gjermanisë, pasi një person nga një automjet në lëvizje, qëlloi gjashtë herë në drejtim të të riut. Ai ishte në shoqërinë e një tjetër shqiptari, i cili mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Mediat gjermane raportojnë, sipas dëshmitarëve, se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr në drejtim të të rinjve. “Dëgjova gjashtë krisma”, ka thënë një dëshmitar.

Automjeti i autorëve është larguar me shpejtësi pas ngjarjes.

loading…