Ky është i riu nga Vitia që humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Viti – Kllokot

Një aksident i rëndë trafiku në mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën Viti-Kllokot, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Ballkani.info mëson se viktima në këtë rast është i riu Dardan Selimi nga fshati Gërmovë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të ditës së sotme, dhe se të lënduar janë edhe tre persona të tjerë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u hetuar shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident.

Ballkani.info ngushëllon familjen për humbjen e familjarit të tyre në këtë aksident.