Ky është i riu 23-vjeçar që dje u ther me thikë nga dy persona në Prizren

Dje në Prizren një person i moshës 23 vjeçare është vrarë, pasi është goditur me thikë nga dy persona të tjerë. Viktima me inicialet M.K fillimisht është goditur me veturë, më pas është therur me thikë dhe më pas nuk ka mundur të i bëj ballë plagëve të marra.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot në raportin 24 orësh se gjatë ditës së djeshme dy dy persona meshkuj kosovarë (viktima dhe dëshmitari), ishin ndaluar nga dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri nga ta e kishte goditur me thikë viktimën.

” Viktima është dërguar në spitalin rajonal, por si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që të bëhet konfiskimi i veturës së të dyshuarve. Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ndërkaq familjarët e viktimës, kanë publikuar fotografinë e tij dhe kanë treguar se ai ende nuk është varrosur.

Është vëllai i tij dje që ka shkruar në Facebook, ku ka treguar se viktima M.K ka vdekur në mënyrë tragjike.

Më poshtë postimi i plotë i tij n Facebook.