Ballkani.info raportoi se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë pasi një person 23-vjeçar është vrarë.
M.K u bë aksidentalisht viktimë pasi caku ishte diku tjetër.
Siç mëson 02 Press, i dyshuari për vrasjen e 23-vjeçarit dhe plagosjen e dy të tjerëve është Valmir Selimi.
Burimet tregojnë se i njëjti është nga fshati Kçiq të Mitrovicës.
Po ashtu, në këtë incident kanë mbetur edhe dy persona të plagosur, gjersa ende nuk dihet gjendja e tyre.







