Granit Plava është personi që është arrestuar së bashku me Naim Murselin, të dy si të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e Liridona Murselit, bashkëshortes së këtij të fundit.  

Plava dyshohet se është familjar i Naim Murselit, bashkëshorti i Liridona Murselit, po ashtu i arrestuar si i dyshuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot më herët se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e një gruaje në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje.

Burime të Ballkani.info ka thonë se njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli. Ai u arrestua menjëherë pas varrimit të bashkëshortes në fshatin Cermjan të Gjakovës. Po ashtu këto burime thonë se i dyshuari e për vrasje e ka pranuar në polici krimin, por ka thënë se është paguar nga Murseli. Naim Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes vete.

Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje.

Paparaci.com ka raportuar sot për arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër që tani është identifikuar si Granit Plava.

Po ashtu raportohet se Policia e Kosovës ka gjetur armën e vrasjes dhe veturën dhe të gjitha janë siguruar me kamera të sigurisë të vendosura nga policia në lagje në vende të fshehta.

Vrasja dyshohet të jetë kryer me pagesë. Ndërsa siç merret vesh, komunikimi i fundit në telefonat e Naim Murselit dhe Granit Plavës ishte mes të dy të arrestuarve.

Ngjarja që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Sipas versionit zyrtar të informacioneve të para, Naim Murseli e kishte përshkruar rastin si grabitje që eskaloi në përdorim armësh.

Më tutje, dyshime të mëdha u ngritën lidhur me tipologjinë e rastit. /Ballkani.info/

@ballkani.info Flet vjehrri i Liridona Murselit: Nusja rezistoi, kjo ishte shuma e parave që kishte #kosova🇽🇰 #prishtina #shqip #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #albania #shqiperia #kosovopolice ♬ original sound – Ballkani.info