Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjës, në një lokal në qendër të Klinës.

I dyshuari për vrasjen që terrorizoi qytetin nga fshati Jashanicë. Ai tashmë është dorëzuar në polici.

Ndryshe dy viktimat e këtij akti janë të familjes Shlivova. Njëri nga viktimat ende gjendet brenda lokalit në të cilin ndodhi vrasja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në rrugën “Mujë Krasniqi” në Klinë.

Ballkani.info raportoi më herët për këtë krim, derisa vrasja u konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Në anën tjetër, Sinjali ka mësuar se dorasi i vrasjes dhe plagosjes në Klinë dyshohet të jetë djali ish-kandidatit për kryetar të Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hotit.

Ballkani.info merr vesh se bëhet fjalë për dorasin nga Jashanica e Klinës. Edhe njëri nga viktimat dyshohet se është nga Jashanica. I dyshuari është arrestuar.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku tha se një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë.

“Rreth orës 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.