Është identifikuar personi i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ramiz Arifin, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë djalin e tij, Bajram Arifi, 29 vjeçar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa ekipi emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas informacioneve fillestare, pas të shtënave Ramiz Arifi është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Suzuki.