Hekuran Kryeziu ka shënuar dy supergola për skuadrën e tij, Zurich.
Kryeziu realizoi dy gola të jashtëzakonshëm në minutën e 61-të dhe 64-të. Gol për Zurichun shënoi edhe Benjamin Kololli nga penalltia në minutën e 76-të.
Rezultati përfundimtar pas 90 minutave ka qenë Xamax-Zurich 3-3.
Pra të tri golat i kanë shënuar futbollistët e Kombëtares së Kosovës. /Ballkani.info/







