Në futbollin kosovar çdo ditë e më shumë po rritet numri i futbollistëve të huaj.

Mirëpo, kush ishte futbollisti i parë i huaj mbas lufte?

Sefte me ardhjen e tij në Kosovë ia kishte bërë Tielen Oguta.

Mbrojtësi i dikurshëm nga Kenia, ishte lojtari i parë me ngjyrë që luajti në Kosovë. Majtakun e njohur e solli në Gjilan klubi i Dritës, në vitin 2000.

Me këtë skuadër ai fitoi Kupën e Kosovës, kurse pas një viti shkoi te Besiana, me të cilën shijoi krahas Kupës edhe titullin e kampionit (2001/2002).

Pas tri vitesh ai u rikthye në vendlindjen e tij, pasi la gjurmë të mëdha në futbollin kosovar.