Ky është Fatos L. i vrari në Bavari, një familjar jep versionin e tij rreth ngjarjes

Mediat gjermane kanë dhënë dy versione të ndryshme për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rajonin e Abensbrgut në Gjermani, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht ishte raportuar se ishte një përplasje mes serbëve dhe shqiptarëve nga Kosova të cilën e kishin quajtur edhe “Balkan-Krieg in Abensberg”, e nga e cila kishte mbetur i vdekur një person i nacionalitetit serb dhe një tjetër ishte plagosur.

Megjithatë gazeta gjermane “BILD”, ka raportuar se i vdekur ka mbetur Fatos.L (39 vjeç) nga Kosova dhe se vëllai i tij ka mbetur i plagosur rëndë, ndërkohë kishte speficikuar se motivet ende nuk dihen.

Për të sqaruar rastin, Gazeta Express ka arritur të vihet në kontakt me një familjar të tashmë të ndjerit Fatos.L i cili edhe ka publikuar ne ‘Facebook’, njoftimin për vdekjen.

“Po ka vdek. Ka ndodh ni vrasje edhe vllavi i Fatosit, Hakia është i plagosur randë, a fatosi ka vdek meniher”, ka thënë Sejdi Oruqi për Gazetën Express, i cili është edhe familjar me viktimat.

Ndërkohë dyshohet se personat që kanë shtënë janë po ashtu nga Kosova dhe se kanë lidhje familjare me viktimat.

loading…