Deputeti Mergim Lushtaku, i biri i ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur indinjatën përmes një veprimi simbolik.

Ai ka vendosur fotografinë e madhe të presidentit aktual të shtetit të Kosovës në pikën kyqe të parlamentit, shkruan Ballkani.info.

Kjo si shenjë proteste pasi që fotografia në zyren e kryeparlametarës Vjosa Osmani ishte hequr për tu zëvendësuar më pas nga ajo e ish presidentit të Kosovës dhe kryetarit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova.

/Ballkani.info/

Kuvendi i Kosovës – data 13.02.2020
Deputeti Mergim Lushtaku dhe i ati Sami Lushtaku