Reperi i njohur, Drake javë më parë publikoi albumin e ri “For All The Dogs”.

Në një nga këngët e albumit, “Polar Opposites” ai përmendi kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

“Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës.

Ndërsa tani të njëjtën këngë ai e publikoi të kompletuar edhe nga ana vizuale, e ku përfshiu një tjetër befasi për shqiptarët.

Në videoklip reperi kanadez shfaqet gjatë gjithë kohës i veshur me një xhaketë të kuq, e cila në shpinë ka të stampuar shqiponjën dy-krenare.

Mirëpo, pas gjithë kësaj befasie të bukur për shqiptarët, një ditë pas 28 Nëntorit, qëndron një person nga Deçani. Bëhet fjalë për Hamdi Latajn, cili është edhe në videoklipin e Drake, shkruan Ballkani.info.

Hamdi Lataj jeton dhe vepron që një kohë të gjatë në Toronto të Kanadasë dhe është mik me reperin kanadez. /Ballkani.info/