Ky është biznesmeni më i pasur në Ballkan

Një biznesmen nga Kroacia është renditur i pari për nga njerëzit më të pasur në Ballkan.

Sipas një liste që është përpunuar nga Nedelnjik, një revistë serbe, në bashkëpunim me ekspertë të njohur, vendin e parë në renditjen e afaristëve më të pasur e zë Dubravko Grgic nga Kroacia, i cili ka në pronësi kompaninë “Agram Group”.

Pasuria e Grgic-it vlerësohet të jetë 2,840,000,000 euro.

Punonjësit e tij thonë se ai është i pari që vjen në punë dhe i fundit që del nga puna. Ai mund të kalojë më shumë se 15 orë në vendin e tij të punës.

Bashkëpunëtorët e afërt e quajnë “Grga” dhe ai gjithmonë kujdeset për një atmosferë të mirë dhe harmoni në dreka pune.

Grgic dikur ishte akuzuar për manipulim, falsifikim dokumentesh dhe marrjen e paligjshme të aksioneve të një kompanie.