FSHF ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Panuccin, pas humbjes së Shqipërisë 0-2 në “Loro Boriçi” nga Turqia.

Shkarkimi i Panuccit erdhi disa orë pas humbjes në “Loro Boriçi” nga Turqia, në ndeshjen e parë eliminatore për “Euro 2020”.

Kjo ishte humbja e 9-të në 15 ndeshje për Shqipërinë me Panuccin në stol, teksa numëron edhe 4 fitore e 2 barazime.