Ky është bilanci i koronavirusit deri më sot në Kosovë, afër 1 mijë të infektuar

Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë deri tani ka arritur në 988, derisa janë konfirmuar 29 viktima, dhe 754 të shëruar, shkruan ballkani.info

Në njoftimet e fundit të IKSHPK, gjatë ditëve të fundit u pa një numër i konsiderueshëm i rasteve pozitive me COVID-19, dhe një pakësim i rasteve të të shëruarve.

Tani për qytetarët e Kosovës ka filluar faza e dytë e lehtësimit të masave, që përfshin më shumë rikthimin e më shumë aktiviteteve e veprimtarive, përfshirë floktarët, transportin urban e ndër-urban.

Edhe gjatë këtyre masave qytetarëve iu është kërkuar që të jenë të kujdesshëm, dhe të vazhdojnë të mbajnë rregullat e distancimit social dhe higjienës.

Ferizaji është një ndër komunat më të prekura me 134 raste deri tani, dhe me 97 të shëruar, e ndjekur pas nga Prizreni me 93 raste, dhe Prishtina me 84 raste. /Ballkani.info/