Ky është ambienti në Tiranë ku do të mbahet Samiti BE- Ballkani Perëndimor

Në Tiranë do të mbahet Samiti BE – Ballkani Perëndimor.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë ka publikuar një video ku tregohet ambienti ku do të mbahet ky samit.

“Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri”, ka thënë Rama.

“Hap dyert e veta për herë të parë Hotel Marriot, në kullën e Air Albania Stadium, një mjedis i cilësisë më të lartë ndërkombëtare të mikpritjes”, ka deklaruar ai.