Ky është 48 vjeçari që u vra, punonte në ujësjellës të kanalizimeve

Një person është vrarë në fshatin Grudë të Shkodrës.

Vrasja është shënuar pasditen e sotme rreth orës 19:15 në rrethana ende të paqarta.

Sipas raportimeve të para të policisë viktima është shtetasi Prek Tonaj, 48-vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali ndërkohë që në vendngjarja ndodhet policia dhe grupi hetimor.

“Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.”- njofton policia.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.