Ky është 41-vjeçari nga Malisheva që u arrestua pasi u kap duke kultivuar rreth 3 mijë bimë narkotike

Policia e Kosovës sot njoftoi për një operacion në në fshatin Lladrovc të komunës së Malishevës, ku gjetën dhe asgjësuan rreth 3 mijë fije bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Siç njoftoj Policia në pranga përfundoi 41-vjeçari me inicialet A.M.

Ndërkohë, që Gazeta Sinjali, raporton se i arrestuari është Avni Mazreku.

Sipas mediumit Mazreku me të parë Policinë, kishte tentuar që të ikte nga vendi i ngjarjes, por që u kap pak kilometra larg nga një patrullë e njësiteve policore.

Ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Mazreku është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij pritet që Prokuroria Themelore të paraqesë kërkesën për caktim të masës së sigurisë në Gjykatën kompetente.

LEXO EDHE: