Ky është 24 vjeçari që vdiq dje në një aksident trafiku

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngejsit në Lezhë. Një automjet I tipit Benz ka dalë nga rruga e për pasojë ka gjetur vdekjen 24 vjeçari Denis Dedgjonaj, drejtuesi i mjetit.

Ndërkohë ka mbetur i plagosur edhe një pasagjer i identifikuar si Ndue Pjetri.

Ky i fundit u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi morë ndihmën e parë mjekësore mësohet se ndodhët jashtë rrezikut për jetë.

Policia dhe grupi hetimor ende po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe dyshimet e para janë: shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit që është bërë shkak për aksidentin tragjik.