Ballkani.info ka raportuar për gjetjen pa shenja jete të një të riu në Novosellë të Pejës. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i riu që u gjet i vdekur është Dush Brahimaj.

Dyshohet se Brahimaj është gjetur në dhomën e tij të fjetjes pa shenja jete nga një prej familjarëve të tij.

Pasi u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës, mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Policia ka nisur hetimet dhe po merret me rastin.