Ky do të jetë moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot do të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.