Ky do të jetë ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë

Nicholas Abbott është ambasadori i ri i Britanisë së Madhe që do të marrë detyrën në shtator të këtij viti.

Ai do ta zëvendësojë Ruairi O’Connellin si ambasador në vendin tonë.

Këtë e ka bërë të ditur ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe.

Nicholas Abbott është emri që do ta zëvendësojë Ruairi O’Conellin, si ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

I dërguari i ri i Londrës në Kosovë ka shërbyer në misione të ndryshme nëpër botë.