Ky çift ka blerë shtëpinë e një filmi horror dhe me të vërtet ndodhin gjëra të çuditshme

Është zyrtare – është gjetur blerja më e çmendur e vitit 2019 dhe besoni ka pasur një konkurrencë të ashpër.

Sipas Journal Sun, një çift nga Meksika ka blerë shtëpinë e vërtet ku është xhiruar filmi i njohur horror “The Conjuring”. The conjuring apo të themi ndryshe filmi më i frikshëm horror i xhiruar ndonjëherë, është i bazuar në historinë e vërtete familjes Perron të cilët kanë jetuar në Harrisville, në një shtëpi të vogël në një ishull, në vitin 1970.

Andrea Perron, njëra prej fëmijëve të kësaj familje e cila kishte jetuar në shtëpi deri në vitin 1980, ende qëndron në mendimin se shpirta të këqi jetojnë në atë shtëpi. Ajo tha se gjërat që i kemi përjetuar në atë shtëpi janë jashtëzakonisht të frikshme, ende frikësohem kur i kujtoj edhe sot.”, raporton “Marie Clair”, transmenton lajmi.net.

Sa i përket çiftit të ri të cilët e blejtën shtëpinë e përndjekur nga shpirta të këqij, kanë vërejtur po ashtu këto gjëra të çuditshme dhe të frikëshme.

“U hapshin dyert e shtëpisë, dëgjonim hapa dhe trokitje” tha pronarja e re e shtëpisë. “E kam pasur të vështirë të qëndroj vetëm në atë shtëpi, ndoshta nuk e kam ndjerë prezencën e “djallit”, por ajo shtëpi është mjaft e e zënë.”

loading…